-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urdhër arresti për Putin, Vuçiç: Me kë do të negocioni tani?

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç iu drejtua sot serbëve për t’iu shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për urdhër arrestin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Gjatë përgjigjes së tij ai shprehu mbështetjen për presidentin rus.

“Unë mendoj se është një vendim që do të ketë pasoja të këqija politikisht, pasoja të këqija në jetët e njerëzve dhe që tregon se ka një hezitim për të diskutuar paqen, për të diskutuar madje edhe një armëpushim, për të diskutuar për shpëtimin e jetëve njerëzore,” tha Vuçiç.

“Shkëlqyeshëm, e keni akuzuar për krimet më të rënda të luftës dhe me kë do të flisni tani? Apo ndoshta nuk do të flisni? Apo ndoshta nuk doni paqe, por të gjithë jeni duke pritur për humbje? Pra, sa kohë duhet të presim? Edhe sa vite?,” pyeti presidenti i Serbisë.

Vuçiq është gjithashtu i mendimit se Perëndimi po dëshiron të tregojë se si Putini është i njëjtë si Sllobodan Millosheviçi.

“Ju dëshironi ta krahasoni liderin e një vendi të vogël me liderin e një vendi sigurisht të madh?” shtoi Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit