“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull ekzekutimit të Ergys Dashit në Ekuador dhe lëvizjeve të Dritan Rexhepit me tituall “Albanian Narcos: Bullets, Bloodshed & Britain”, e cila tregon sesi Mafia Ballkanike është vendosur në Ekuador dhe si furnizon Britaninë me kokainë.
Artikulli zbulon se përmes një skenari të menduar mirë ai mori pasaportën ekuadoriane. Dritan Rexhepi krijoi një marrëdhënie të ngushtë me një grua ekuadoriane me të cilën ka pasur një djalë, duke e lejuar atë të aplikojë për shtetësinë ekuadoriane. Kjo bën që të mos ekstradohet në Evropë.
“Në të vërtetë, i tillë është fama e tij globale, ai është krahasuar me bosin meksikan të drogës Joaquin Guzman – ‘El Chapo’ – dikur një nga trafikantët më të fuqishëm të narkotikëve në botë. Guzman tani po vuan një dënim të përjetshëm plus 30 vjet të tjera në një burg të sigurisë së lartë në SHBA” thuhet në shkrim.
Rexhepi i dënuar me 13 vjet për trafik droge në Ekuador, është liruar para kohe me kusht , por u arratis duke u zhdukur pa gjurmë. Por të thuash se ai është kthyer në biznes do të ishte mashtruese.
Ai nuk u ndal kurrë. Nga qelia e tij e burgut në kryeqytetin Quito, Rexhepi dyshohet se përdori një telefon celular të koduar për të bashkërenduar një ‘federatë transnacionale të krimit’ të trafikantëve shqiptarë të drogës të njohur si Kompania Bello.