Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka folur për marrëveshje e arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai ka theksuar rendësin e zbatimit të marrëveshjes ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura.
Në një intervistë ambasadori francez ka folur për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes.
Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.
Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë.
Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit, ka thënë ai.
“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE-së,” tha ndër të tjera ambasadori Guerot.