-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër shqyrtohet ankimimi i Berishës për vendimin e KQZ, relator Ledio Braho!

Kryesoret

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve  nëpërmjet një shorti elektronik ka përcaktuar si relator Ledion Brahon, për ankimimin e Sali Berishës ndaj vendimeve të marra në KQZ në lidhje me PD-në.

Ai kërkon pezullimin e regjistrimit të subjektit PD-së me nënkryetar Alibejan deri në momentin që të jepet vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Nesër do të zhvillohet dhe shqyrtimi i kërkesës.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u depozitua kërkesa ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur:

Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha””.

Sot, u hodh shorti për përcaktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 36 dhe rezultatet e shortit përcaktuan relator, z. Ledio Braho. Shqyrtimi paraprak i kërkesës ankimore do të bëhet ditën e Martë, datë 21.03.2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit