Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Kjo sipas tij, për t’u siguruar që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.
Kosova dhe Serbia arritën dakordim për aneksin e marrëveshjes të shtunën në Ohër.