-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Plas sherri në Vlorë, trajneri Troisi dhe drejtori Barushi zihen pas penalltisë për Dinamon

Kryesoret

Minuta e 82-të e ndeshjes mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë nuk ka sjellë vetëm golin e avantazhit të bluve ndaj skuadrës vlonjate me anë të Denison nëpërmjet një penalltie. Penallti e kontestuar nga tifozët dhe e përjetuar me shumë tension edhe në pankina.

Stafi i vlonjatëve protestoi te gjyqtarët për këtë vendim, ndërsa pas golit të shënuar nga futbollisti i Dinamos, pati një përplasje mes dy stafeve. Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, nuk pëlqeu mënyrën se si festoi stafi i bluve dhe shkoi të përballej me ta.

Ai u kacafyt me drejtorin e Dinamos, Ermal Barushi, duke bërë që situata të tensionohej edhe më shumë. Në fund, gjyqtari Kreshnik Cjapi, i nxori të dyve kartonin e kuq, duke i larguar drejt dhomave të zhveshjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit