24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha prezanton kandidatin për Selenicën

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatit e tij për Selenicën Leonard Rakipajn.

Berisha ka deklaruar se vendi, ashtu si në vitin 1991, ndodhet në një monizëm të plotë, ndërsa shtoi se kryeministri Rama kontrollon 10% më shumë pushtete sot se Ramiz Alia gjatë qeverisjes së tij.

Shpreh kënaqësinë që takohem me ju dhe bindjen më të thellë se momenti në të cilin ne takohemi, është një moment thirrje kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, mbasi shoqëria shqiptare, populli i Selenicës, i Vlorës i Shqipërisë përjeton në një farë mënyre një nga momentet absolutisht më dramatike të historisë tonë kombëtare.

Përjeton një moment në të cilin ne jemi pakësuar dhe po pakësohemi, jemi shkretuar dhe po shkretohemi me një shpejtësi të pabesueshme.

Ne mblidhemi në një moment kur me statistika 38% e qytetarëve të Vlorës kanë braktisur Vlorën gjatë 9 viteve të fundit. Ne mblidhemi në një moment kur me statistikë të saktë, 34 % e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë për BE-në dhe vende të tjera.

Kurrë në histori, një komb në një hark kohor kaq të shkurtër, nuk është shkretuar siç po shkretohemi ne shqiptarët, dhe po të kemi parasysh se 80% e të larguarve nga Shqipëria janë të rinj, kjo e thellon edhe më shumë dramën, katastrofën tonë, mbasi e vërteta është se të humbasësh 80% të rinjve, ke humbur një gjeneratë të tërë dhe më shumë se një gjeneratë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit