Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pas marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur marrëveshjen.
Guterres ka theksuar se palët duhet të punojnë shpejt dhe në mirëbesim për të zbatuar të gjitha detyrimet e tyre sipas marrëveshjes.
Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e OKB-së ai ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes është për të mirën e të gjithëve dhe ka theksuar se organizata ndërkombëtare mbetet e përkushtuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, lehtësuar nga BE-ja.
Marrëveshja u arrit të shtunën pas një takimi maratonë 12 orësh të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili është i obligueshëm për të dyja palët që nga momenti i publikimit të tij.
Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por Serbia sërish nuk e ka nënshkruar.