Merr fund arratia. Policia ka vendosur në pranga ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili shkaktoi aksidentin e dyfishtë ditën e djeshme në Vlorë, ku pasi përplasi një grua, tentoi të largohej, por më pas u përplas me një tjetër automjet.
Mbi 46-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Arlind Lagji u përfshi më herët në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar. I riu dyshonte se bashkëshortja e tij, Anxhela Ngjeqari, e tradhtonte me ish-drejtorin e Doganave në Fier.
Algert Beluli publikoi audio-përgjime me zyrtarin ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.