-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klodian Tomorri: Merrni paratë e inceneratorëve

Kryesoret

Raporti i Departamentit te Shtetit thotë shprehimisht:

“Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e incineratorëve.”

Kjo është situata tipike kur njeri ngatërron profesion. Për shembull, ti do te behësh i famshëm si njeri i letrave, por fama te del për hajdut. Aq shume madje, sa te shkon deri ne Uashington. Nejse.

Pisllëku me i madh ne hetimin e inceneratorëve është se askush nuk po ndjeke paranë, por hetimi po sabotohet qëllimisht duke u kthyer ne qesharak.

Prokuroria dhe gjykata nuk po u merr paratë atyre qe i vodhën dhe po vazhdojnë t’i vjedhin çdo dite për t’ia kthyer popullit.

Keta dhe gjithë bota e di shume mire ku kane shkuar dhe ku vazhdojnë te shkojnë paratë, por nuk i kapin.

Një media thuhet se është financuar 9 milionë euro për t’u kthyer ne gjylen e inceneratorëve. Pra me para te vjedhura, banda e inceneratorëve ble ndikim mediatik. Korrupton zërat publike, korrupton drejtësinë dhe i orienton hetimet sipas interesit te saj duke i bere qesharake.

Zotërinj te drejtësisë!

Merrni paratë, kaq e thjeshte është. Pastaj po deshët fusni ne burg njerëz, po deshët mos i fusni. Çështja me e rëndësishme është te kthehen paratë e vjedhura dhe qe vazhdojnë e vidhen ne mënyre te përbindshme, çdo dite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit