Ditën e shtunë kryesocialisti Edi Rama do të zyrtarizojë emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit. Mbi 70% pritet që të jenë konfirmime për të rikandiduar për një mandat tjetër në krye të bashkive që drejtohen të gjitha nga socialistët.
Por në dyshim ka disa bashki të nivelit të dytë, mes tyre Mirdita. Ndrec Dedaj është në dyshim dhe jo më kot disa javë më parë pati disa përplasje, pasi anëtarët i kërkuan që të hapte krahun.
Megjithatë kjo nuk ka ndikuar në punën e tij me tenderat që ndoshta mund të jenë të fundit. Sot bashkia që drejton Dedaj ka hapur një tender 85 milionë lekë pa TVSH për blerje karburanti, konkretisht naftë.
Vështirë për t’u kuptuar se çfarë do të bëhet me gjithë këtë karburant, jo pak, por 85 milionë lekë.
Dosja e tenderit
Objekti i tenderit: Blerjekarburant (nafte) per nevojat e Agjencise se Puneve puneve Puneve dhe Mirembajtjes, Bashkia Mirdite
Autoriteti kontraktues :Agjencia e Puneve Publike dhe Mirembajtjes Mirdite
Proçedura :E hapur, e thjeshtuar
Tipi i kontratës :Mallra
Numri i referencës :REF-62954-03-20-2023
Numri i Njoftimit :CN/01744/03202023
Fondi limit :8,510,000.00 Lekë
Data e hapjes :21-03-2023 Ora : 12:00
Data e mbylljes :31-03-2023 Ora : 14:00
Pezulluar :Jo
Kodi CPV :09134100-8 – Karburant diesel