Në vizitën në Athinë, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.
Kreu i qeverisë u takua me kryeparlamentarin grek Constantine Tassoulas. Ata vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, ndërsa Rama shtoi se ato po përmirësohen vazhdimisht.
Ndërsa një natë më parë, Rama çeli një ekspozitë në kryeqytetin grek. Të pranishëm atje ishin edhe Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.