-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Toka s’ka qetësi, një tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

Kryesoret

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Afganistanin lindor më herët gjatë ditës së sotme, si dhe pjesë të Pakistanit dhe Indisë.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në masivin Indo-Kaukas (Hindu Kush), pranë kufijve të Afganistanit me Pakistanin dhe Taxhikistanin, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në rreth 190 kilometra , sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Instituti i Studimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS).

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre në panik dhe shumë këndonin vargje nga Kurani , raportoi një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në qytetin e Rawalpindi, Pakistan, ndërkohë që kishte dëshmi të ngjashme nga Lahore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit