-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtuan për “fije floku”! Dy avionë me 300 pasagjerë ballë për ballë në Kosovë

Kryesoret

300 pasagjerë rrezikuan jetët e tyre në hapësirën ajrore të Kosovës, më datën 24 shkurt të këtij viti, kur aeroplanët në të cilët po udhëtonin, ishin duke u përplasur mes vete.

Rreth orës 15:30 në hapësirën mbi Ramoc të Gjakovës në datën e sipërpërmendur, aeroplani i linjës Prishtinë-Malmo i operatorit “Trade Air”, për pak sa nuk u përplas me aeroplanin e linjës që vinte nga Dyseldorfi, që operohej nga kompania bullgare “GP Aviation”.

Klan Kosova bën të ditur se Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror nuk e kishte vërejtur se dy aeroplanët ishin duke shkuar në drejtim të përplasjes.

Por këtë e kuptuan nga një telefonatë nga “Alb Kontrolli i Shqipërisë”, të cilët alarmuan kolegët nga Kosova se diçka nuk ishte në rregull me aeroplanët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia.

Të gjendur nën habi para këtij fakti, kontrollorët që nuk kishin vërejtur se aeroplanët po ecnin në trajektore të njëjtë, u vonuan dhe nuk reaguan.

Por aksidenti fatmirësisht u shmang falë sistemit të radarit brenda aeroplanit, TCAS, i cili aktivizohet vetëm në rastin kur aeroplanët shkojnë drejt përplasjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit