-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“23 mars… Shikojini lajmet”, mesazhe misterioze në rrugët e qyteteve në Rusi

Kryesoret

Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka provokuar një stuhi reagimesh në profilin e tij në Twitter duke publikuar foto nga qytetet e Rusisë.

Sipas mediave të huaja ai ka publikuar disa fotografi, sipas të cilave shihen disa shkrime, disa në mënyrë dixhitale, disa klasike, ku shkruhej: “23 mars. Pika fillestare. Shikojini lajmet”.

Gerashenko ndau fotot dhe pyeti ndjekësit e tij: “A ka ndonjë ide se çfarë mund të thotë kjo?”

 

Dhe një nga komentuesit në profilin e Gerashchenkos supozoi se kjo mund të nënkuptojë fillimin e një mobilizimi të ri që duhet të shpallet diku atë ditë.

“Po mbërrijnë përforcime në formën e tankeve të vjetër sovjetikë T-54. Për ta drejtuar atë tank duhen katër persona. Prandaj duhet një mobilizim i ri,” përfundoi ai.

Një gjë e tillë vjen në kohën kur themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, po përgatitet të reduktojë operacionet në Ukrainë.

Kështu ka raportuar mediumi amerikan, Bloomberg, duke cituar burime të mirë informuara.

Prigozhin po lufton me mungesën e mercenarëve dhe municionit në Ukrainë pasi iu ndalua rekrutimi nga burgjet ruse dhe furnizimi me armatim.

Trupat e Wagnerit deri më tani kanë dështuar të në objektivin e tyre kryesor – qytetin ukrainas të Bakhmut – me gjithë përpjekjet dhe humbjet marramendëse.

Prigozhin kohët e fundit ishte parë si pasardhës i presidentit rus, Vladimir Putin. Por ky i fundit raportohet se ka urdhëruar që të minimizohet suksesi i Wagnerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit