Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot që të rrëzonte kërkesën e Sali Berishës që kërkoi pezullimin e vendimit të KQZ që regjistroi në zgjedhjet e 14 Majit PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Përfaqësuesit e Sali Berishës kërkuan që të mos merret asnjë vendim nga KQZ deri në momentin që të shprehet Kolegji Zgjedhor. Por kërkesa e tij është rrëzuar me shumicë votash.
Ndërkohë që fjalën e fundit për këtë çështje brenda PD-së do ta thotë Kolegji Zgjedhor në datë 27 Mars, nëse do të lerë në fuqi vendimin e KAS-it që njeh Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, por që në zgjedhje do të prezantohet nga Enkelejd Alibeaj apo të drejtën e përfaqësuesit do t’ia japë Sali Berishës.