-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga droga deri te kërcënimi me jetë, arrestohen 5 persona në Korçë

Kryesoret

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, tre prej tyre janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe mosbindje të punonjësit të policisë.

Një tjetër person është arrestuar pasi ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, ndërkohë që i arrestuati tjetër është kapur me kanabis.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën. Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.


Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi G. M., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur me mjet prerës, nënën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan doza të dyshuara lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit