Kryeministri, Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Britaninë e Madhe ku gjatë kësaj dite ka takuar edhe me kreun e qeverisë Rishi Sunak.
Dy krerët e qeverive pritet të diskutojnë për çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama u takua edhe me kryetarin e Kuvendit britanik, Lindsay Hoyle. Kreu i qeverisë njoftoi se Hoyle shprehu keqardhjen për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve ndërsa pohoi vlerat që ka dhënë komuniteti shqiptar në Britani.
“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare,” shkroi Rama.