-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryesia e PD-së propozon: Bejko dhe Godole, dy kandidatët për bashkinë Tiranë

Kryesoret

Kryesia e PD-së së drejtuar në mënyrë të komanduar nga Enkelejd Alibeaj ka propozuar dy emra për të garuar për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit. Sekretari për çështjet vendore në kohën e Lulzim Bashës, Roland Bejko dhe Jonila Godole, e cila është sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Pas pak pritet që të mblidhet grupi parlamentar për t’u njohur me dy emrat në fjalë, por edhe të tjerët për bashkinë e tjera në vend. Në mbledhjen e Kryesisë, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi kërkuan bashkimin e opozitës me një kandidat unik.

Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë qe ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ata që përçajnë votën e opozitës”, tha Tabaku.

Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë, kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt juaja, Enkelejd dhe Gazment. Ju duhet të jeni përbashkues”, theksoi Çupi.

Debat! Çupi drejton gishtin: Enkelejd dhe Gazment, ju keni përgjegjësi direkte!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit