-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro 2024, Çekia shokon Poloninë dhe merr vendin e parë në grupin ku është edhe Shqipëria!

Kryesoret

Çekia ka zbritur me “këmbë në tokë” Poloninë, kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë më 27 mars.

Në ndeshjen e parë të “Euro 2024” në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Silhavy shkatërroi 3-1 Poloninë e Lewandowskit i cili ishte nën hijë.

Sa i përket golave, vendasit e nisën furishëm me dy gola në minutat e para Krejci 1′, dhe Cvancara 3′, ndërsa në të dytën realizoi Kuchta 64′.

Për miqtë golin e vetëm e realizoi Szymanski 87′. Në ndeshjen e ardhshme, Polonia pret Shqipërinë, ndërsa Çekia luan në transfertë përballë Moldavisë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupi E, Moldavia dhe Ishujt Faroe barazuan 1-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit