-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i Berishës, Arjan Hoxha: Do ta bëjmë Kamzën një qytet ku njerëzit nuk largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre!

Kryesoret

Arjan Hoxha: Dua të theksoj që për një interval të shkurtër kohor është hera e dytë që na nderon me pjesëmarrjen e tij Berisha. Sa herë që PD ka qenë në pushtet, Kamza është kthyer në qendër urbane. Falënderoj PD që e ka kthyer Kamzën në një zonë kaq të populluar dhe të mirë për të jetuar.

Çdo banor i Bashkisë Kamzë është dëshmitar i keqqeverisjes që është bërë dhe një orë më parë duan të dëbojnë këtë bandë kriminale. Rakip Suli ka përfituar nga PD dhe është kthyer në armikun më të keq të saj, me sjelljen e tij politike do të pengojë demokratët të fitojnë zgjedhjet. Të jenë të bindur që do jenë humbës në 14 maj.

Berisha nga Kamza: Primaret ishin zgjedhja më e mirë e dinjitoze!

Dua të ftoj kandidatin të heq dorë nga njolla e turpit që kërkon ti vendos vetes. Kemi vendosur ta fokusojmë fushatën te hallet e qytetarëve. Kamza vuan nga trafiku i madh, do të ndërtojmë unazën për të shpëtuar nga trafiku dhe aksidentet. Do të rrisë numrin e vizitorëve në Kamzë.

Çdo udhëtar në veri të Shqipërisë, duhet të sorollatet pasi nuk kemi një terminal. Do të ndërtojmë një hapësirë rekreacioni. Një linjë optimale urbane. Do të rinkostruktojm qendrat aktuale shëndetësore, për të ndërtuar një spital bashkiak.

Do të kujdesemi për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Mbështetja nëpërmjet bursave për studentët në  universitetet e Kamzës. Do të investojmë në instalimin e paneleve diellore në çdo banesë dhe do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve në këtë fushë.

Noka nga Kamza: Rama mban peng të shoqen e Alibashës, Bashën me 700 mijë dollarët e lobimit!

Do të punojmë për ndërtimin e disa korridoreve ekonomike. Mbi 50% e të ardhurave të sektorit të industrisë ndodhen në zonat pranë Kamzës. Do të ulim me 30% taksat vendore dhe do të përjashtojmë të gjitha kategoritë e invalidëve në taksa. Sporti kultura dhe arti janë gangren, pas meje ndodhet stadiumi i Kamzës, është fatkeqësi që përdoret për fushata dhe jo për aktivitet sportive.

Projektet tona janë të realizueshme dhe të konsultuara me të gjitha grupet e interesit. Do ta bëjmë Kamzën një qytet ku njerëzit nuk largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit