-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Do të kemi fokus të veçantë për gratë e dhunuara

Kryesoret

Kreu i PL, Ilir Meta zhvilloi një tryezë për dhunën ndaj grave dhe vajzave në vendin tonë. Ai theksoi se Partia e Lirisë do të ketë fokus të veçantë ndihmën ekonomike që duhet t’i jepet këtyre grave dhe vajzave që janë viktima të dhunës.

“Kriza e kostos në rritje dhe ulja e fuqisë blerës, e godet familjen shqiptare në palcë. Ne jemi të angazhuar për krijimin e strehëzave lidhur me dhunën e grave dhe vajzave. Po kështu shtimin e koordinatorëve të cilët do raportojnë dhunën, padiskutim që kjo kërkon një angazhim serioz por ne kemi shumë gra dhe vajza aktiviste të cilat do na ndihmojnë në politikat tona.

Ne besojmë që është e rëndësishme që pas urdhrit të mbrojtjes t’i jepet ndihmë ekonomike që do t’i jepet nga bashkia. Integrimin e tyre në vendin e punës, dhe ky do të jetë angazhimi ynë. Përmes shumë politikave është e rëndësishme zgjimi i institucioneve për të parandaluar këto ngjarje, problemet dihen por neglizhohen.

Korrupsioni zbut ndëshkimin, por duhet të jemi të vetëdijshëm se përdorimi i dhunës është një turp i madh. Unë besoj që të gjithë së bashku do bëjmë një politikë të re, aktive dhe të përhershme për të krijuar një model të ri për fëmijët që do të vijë”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit