Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili ka shprehur ngushëllime familjeve për jetët e humbura gjatë luftërave të viteve 90-të dhe të atyre që pësuan humbje si pasojë e bombardimeve të NATO-s.
Joseph këtë deklaratë të Hill e cilësoi si një veprim jo të zgjuar ku në një sërë postimesh në Twitter përmend tendencën e Serbisë për viktimizim dhe mos-heqjen dorë të saj nga e kaluara gjenocidale.
“Ambasadori Chris Hill shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të serbëve gjatë luftërave të viteve 1990 dhe konkretisht në fushatën ajrore të NATO-s. A ishte e mençur të bëhej një gjë e tillë? Jo”.
Joseph thotë se përgjigjja për pyetjen nëse kjo ishte gabim të bëhet është më e ndërlikuar.
Ashtu si Putini me rusët, Vuçiç inkurajon serbët të mendojnë për veten si viktima, jo si autorë. Për Beogradin, historia e fundit e Kosovës fillon në vitin 1999, me bombardimet e NATO-s, jo me 1989 me heqjen e autonomisë – dhe një dekadë represioni brutal.
Pra, ngushëllimet e bëra me qëllim përforcojnë ndjenjën oportuniste të viktimizimit ruse dhe serbe. Në vend që të qetësojnë hidhërimin, ngushëllimet i largojnë serbët për ta kuptuar të vërtetën: humbjet e tyre – duke përfshirë humbjen e Kosovës – janë kryesisht rezultat i agresionit serb,” shkroi ai në Twitter.
Analisti amerikan thotë se askush nuk duhet të habitet meqë Vuçiç nuk e ndryshoi narrativën e viktimës edhe pasi zëvendës presidenti i atëhershëm Biden shprehu ngushëllime në vitin 2016, duke përdorur të njëjtat fjalë si Hill.
Joseph thotë se askush nuk e di më mirë se ambasadori Hill pse diplomacia dështoi, për të cilën foli edhe vetë Hill, duke thënë se dështimi i diplomacisë sjell pasoja.
Ambassador Chris Hill expressed his condolences for the loss of Serb lives during the wars of the 1990’s, and specifically the NATO air campaign. Was it wise to do so? No. Was it wrong to do so? More complicated answer. 🧵1/
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) March 24, 2023