Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ishte në Vlorë ku zhvilloi një takim me asamblenë për të dëgjuar emrat për kandidatë për kryetar bashkie që do të zyrtarizohen sonte. Diplomati Ermal Dredha dhe Fate Velaj janë nga emrat më të lakuar.
Kreu i PS-së nuk i ka kursyer kritikat për socialistët në këtë qark për fushatën që kanë bërë deri tani duke e cilësuar të mangët. Në 17:00 pasdite Rama mbledh Kryesinë në Tiranë për të zyrtarizuar të gjithë emrat, 61 kandidatët.