Teksa ethet e nominimit sa vijnë e shtohen, duket se janë shtuar dhe përplasjet mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti ka debatuar ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse Kiara e donte.
Kjo duket se e preku shumë moderatoren, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ai nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.
Kiara: “Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”
Luizi: “Thashë a më don, jo nuk më do Kiar”
Kiara: “Edhe më shumë se ç’mendon ti”
Luizi: “Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?”
Kiara: “Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?”