Në vetëm 24 orë, më shumë se 2 mijë emigrantë dhe refugjatë mbërritën në ishullin e vogël Lampedusa në jug të Siçilisë.
Në total, mbërritjet e anijeve dhe operacionet e shpëtimit i kaluan dyzet. Në ndihmë të skafeve me emigrantët skafet e Policisë Ekonomike Italiane, të portit dhe skafet e organizatave joqeveritare.
Shumë nga emigrantët dhe refugjatët që mbërritën në Itali në dy ditët e fundit janë nga Kameruni, Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Nigeri.
Në të njëjtën kohë, ardhjet e “detarëve të dëshpëruar” nga Tunizia vazhdojnë të tregojnë një rritje të qëndrueshme. Që nga dita e djeshme qendra e parë e pritjes në Lampedusa është mbipopulluar.
Ndërkohë, aksidentet në det në brigjet e Afrikës po shumohen. Të paktën pesë varka janë zhdukur pranë Tunizisë në dy ditët e fundit.
Të vdekurit ishin të paktën shtatë, por më shumë se 60 rezultojnë të zhdukur, thanë autoritetet tuniziane.