-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kievi: Rusia mori me forcë 16 mijë fëmijë ukrainas

Kryesoret

Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska.

Deri më 24 mars, vetëm 324 fëmijë janë bashkuar me familjarët e tyre, përfshirë djalin e Olena Dudnik, Andriy. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets na sjellë historinë kësaj nëne që arriti ta gjente djalin e saj në Moskë.

Olena Dudnik është nga qyteti Izium në rajonin e Kharkivit në Ukrainë. Prillin e vitit të kaluar, kur trupat ruse pushtuan qytetin, djali i saj 17-vjeçar Andriy u plagos rëndë nga bombardimet.

Zonja Dudnik tregon për Zërin e Amerikës se e çoi djalin për një operacion në një spital fushor rus.

“E futën në një dhomë dhe një doktor tha: ‘Do ta operojmë dhe mund të vini ta shihni nesër’. Të nesërmen, kur mbërrita, më thanë se djali im ishte dërguar në Moskë”, tregon ajo.

Olena thotë se pyeste mjekët rusë për djalin e saj çdo ditë.

“Gjatë gjithë kohës më thoshin se nuk kishin informacion. Unë qaja dhe iu thoja: ‘ju lutem, më kuptoni, keni edhe ju fëmijë. Më tregoni të paktën nëse është gjallë apo jo’”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Një muaj e gjysmë më vonë, Zonja Dudnik mori një mesazh në telefonin e saj celular.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit