-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia tender 1 milion Euro për gjurmët e kriminelëve

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur një tender mbi 1 milion Euro (117,123,750) për “mirëmbajtjen e 50 copë Live Skanera” për tre vitet e ardhshme. Por cili është qëllimi i këtij tenderi?

Në dokumentacionin për argumentimin e qëllimit të kësaj shume, Drejtoria e Policisë me në krye Muhamet Rrumbullakun sqaron se Instituti i Policisë Shkencore kërkon të rrisë shpejtësinë e shërbimit të përpunimit të të dhënave biometrike në një sistem të vetëm, “Afis/Apis”.

Tashmë synohet që të bëhet identifikimi i shpejtë i të ndaluarve apo arrestuarve përmes shenjave të gishtave në komisariate apo pikat e kalimit kufitar dhe dërgimin e tyre online në kohë reale në mënyrë automatike tek vendet partnere.

“Identifikimi i shpejtë i të gjithë të ndaluarve/arrestuarve, personave të depërtuar, emigrantët e paligjshme me anën e gjurmëve të gishtave të sistemin Afis/Apis.

Krahasimi automatik në sistemin Afis/Apis të gjurmëve të duarve të personave të ndaluar/arrestuar, personave deportiv me qëllim identifikimin e shpejtë të gjurmëve të duarve që janë administruar si prova shkencore në çështjet penale në hetim apo të pezulluara.

Identifikimin e menjëhershëm me gjurmët e gishtave të të gjithë personave që janë shpallur në kërkim dhe kërkojnë të kalojnë në Pikat e Kalimit Kontrollit.

Dërgimi on-line në kohë reale direkt në sistemin Afis/Apis të imazheve të gjurmëve të duarve që do të zbulohen dhe administrohen si prova shkencore në vendet e ngjarjeve (kryesisht për ngjarjet e rënda) me qellim identifikimin e autorit me anën e gjurmëve të gishtave në databazën e këtij sistemi brenda ditës.

Krijimin e mundësisë për të kaluar në krahasimin automatik të të dhënave daktiloskopike midis sistemit tonë Afis/Apis dhe sistemeve të 10 vendet anëtare të Konventës së Bashkëpunimit Policor të Vendeve të Evropës Juglindore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit