Ka përfunduar ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për fazën kualifikuese të Euro 2024 për grupin I që do të zhvillohet vitin e ardhshëm ne gjermani. Ndeshje e cila solli emocione të forta dhe gola për secilën skuadër.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1-1.
Izraelitët ishin më të mirë në pjesën e parë, por ishin “Dardanët” ishin ata që hapën ndeshjen me golin e parë të ekzekutuar në minutën e 36-të nga Elazar Dasa.
Milot Rashica ishte ai i cili goditi portën por që u devijua dhe nga Dasa i cili e mbylli me një autogol.
Kosova e nisi shumë më mirë pjesën e dytë dhe ia doli të dyfishonte epërsinë në minutën e 49-të përmes Rashicës por u anulua nga rishikimi i VAR.
Kosova dhe Izraeli janë të renditura në grupin I me nga 1 pikë dhe renditen përkatësisht në vendin e 2 dhe të 3. Në krye të grupit udhëheq Zvicra me tre pikë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan më 28 mars, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.