-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti thirrje serbëve: Mos bojkotoni zgjedhjet

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantic. Kreu i qeverisë ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje e jo bojkotimi i tyre kontribuon në zhvillimin e demokracisë.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova. Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.”

Lista Serbe ka deklaruar se vendimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës është si pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i kryeministrit Kurti.

Komunat veriore janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.

Zgjedhjet për komunat veriore fillimisht ishin parashikuar të mbaheshin në mes të dhjetorit. Më pas ato u shtynë për në datën 23 prill pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, ku dhe pati tensione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit