Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Kurbinit ku prezantoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë, Behar Haxhiu.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Kurbinasit e kanë mbështetur PD-në në kohëra të vështira dhe se janë forcë dhe energji e sukseseve.
“Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve.
Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë.
Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet.
Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën,” u shpreh Berisha.