Një tjetër tender i bashkisë së Tiranës është kapur me flamur të kuq nga faqja që monitoron procedurat e prokurimeve publike.
Këtë është Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit që drejtohet nga Arlinda Binjaku që ka dhënë një tender në 99% të fondit limit, 83 milionë lekë për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit.
Në garë ka marrë pjesë vetëm një operator, “SPARKLE 32” me pronar Bashkim Ramin që ka fituar tenderin.