Seanca e djeshme stërvi tore e Kombëtares ka nisur dhe ka përfunduar me shou nga trajneri Silvinjo, që mesa duket nuk e ka harruar as “prekjen” braziliane. I rritur në një vend ku magjitë me topin janë kryesore për këdo që merret me futboll, pavarësisht se në cilin rol luan.
Këtë e ka treguar edhe në stërvitjen e djeshme, e cila kishte një atmosferë tepër pozitive mes lojtarëve, por e vetmja anë që ka shqetësuar Silvinjon ishte Myrto Uzuni. Sulmuesi nuk është stërvitur me grupin gjatë seancës së djeshme dhe nuk dihet nëse ka ndonjë mbingarkesë apo është lënë pushim nga vetë stafi.
Shpresa më e madhe e kësaj Kombëtareje për momentin, duke parë edhe formën që po kalon, Myrto Uzuni, nuk është stërvitur ditën e djeshme me grupin dhe ende nuk dihet arsyeja pse sulmuesi ka munguar gjatë kësaj seance. Gjatë ushtrimeve që Silvinjo provoi me ekipin, në vendin e tij ishte vendosur Nedim Bajrami.
Ndërkohë edhe Tomas Strakosha ka punuar në palestër dhe ka bërë fizioterapi, por që nuk ka probleme të mëdha fizike dhe do të jetë gati. Seanca e fundit në Shqipëri do të jetë sot dhe pritet të shihet nëse Uzuni do të jetë.
Fillimisht grupi i është drejtuar qendrës së fitnesit në “Shtëpinë e Futbollit” për të kryer disa minuta stërvitje në palestër dhe më pas ka vijuar në fushë me ushtrime të përgatitjes fizike. Gjatë seancës trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vijuar më pas me pjesën taktike për situata të ndryshme të lojës, duke provuar edhe vendosje në ndryshme.
Në fundin e saj qëndruan vetëm Silvinjo, Asllani, Bajrami, Cikalleshi dhe Asani. Një lojë se kujt i bie topi në tokë eliminohet, me Cikalleshin që mposhti në finale Silvinjon dhe me trajnerin që i dha dorën fituesit u mbyll edhe kjo seancë.