-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-EMRAT/ Me makinën plot me drogë drejt Malit të Zi, kapen 3 trafikantët!

Kryesoret

Malësi e Madhe/Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi. Finalizohet operacioni policor i koduar “Grizhë”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, të DVP Shkodër.

Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe tre aparate celuluare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Klevis Gurraj, 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);

Jozef Kaçaj, 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);

Enes Osmani, 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit