Tetë persona kanë përfunduar në spital pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Elkos” në Pejë paraditen e së shtunës. Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
Pacientët janë duke u trajtuar tek spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.