-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga vjedhja deri tek dhuna, arrestohen 10 persona në Tiranë

Kryesoret

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa arka plastike në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kërcënuar motrën dhe kunatin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një çantë me sende personale në dyqanin e shtetasit N. Ll.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Xh. S., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar një punonjës Policie gjatë shoqërimit, ndërsa shtetasi F. S., e ka goditur atë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • P. L., 50 vjeç, banues në Bubq, E. V., 42 vjeç, O. H., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe M. M., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi u kapën duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit;

– E. D., 27 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit