Ish-kryminstri Sali Berisha ditën e sotme ka prezantuar i kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Peqin, Mustafa Pashja.
“Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetarë dhe qytetare, banorë të Peqinit.
Edhe njëherë një mirënjohje të pakufishme për këtë entuziazëm, për këtë takim kaq të ngrohtë, që përbën mesazhin më të shkëlqyer që ju i dërgoni demokratëve shqiptarë në të 4 anët e vendit, u dërgoni shqiptarëve kudo që janë.Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në një betejë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Ky entuziazëm është energjia e fitores në 14 maj, e Mustafa Pashjes dhe kandidatëve të primareve në mbarë Shqipërinë.
Ky entuziazëm është energjia e ndryshimit që po vjen. Është energjia e shpresës që sjell ndryshimi, është pra, një entuziazëm që çel për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë tjetër, që rivendos pluralizmin, demokracinë, rikthen Peqinin, peqinasve dhe rikthen Shqipërinë, shqiptarëve.“, tha Berisha.