-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Kryesoret

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite të gjatë të bisedimeve të zhvilluara në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në fakt, ajo për çka janë pajtuar palët ka qenë një Aneks, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.

Ndonëse në atë marrëveshje nuk parashihet njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, aty ka propozime për luftimin e disa pengesave që vazhdojnë të ekzistojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Në veçanti, në marrëveshjen e shkurtit bëhet thirrje për njohje të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, sikurse pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.

Parashihet, po ashtu, që palët të kenë misione të përhershme diplomatike, të mos e pengojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE-së, dhe që Beogradi të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këmbim të kësaj, dega e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do ta ketë statusin e saj të formalizuar.

Marrëveshja e shkurtit përkrah edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pa e përmendur asociacionin me emër.

Në tekst vetëm përmendet krijimi i “një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe mundësia për ofrimin e shërbimeve në rajone specifike, përfshirë mundësinë e sigurimit të mbështetjes financiare nga Serbia dhe krijimin e kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”…lexo KETU lajmin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit