Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë nën drejtimin e Sylvinhos ndaj Polonisë në Varshavë.
Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45.
Mes shtyllave do të jetë Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj.
Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.
Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit. Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani.
Shqipëria është pjesë e grupit E, ku përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Gjasula, Asani, Çikalleshi, Uzuni.
Polonia: Szczesny, Frankowski, Bednarek, Kiwior, Zalewski, Salamon, Kaminski, Linetty, Zielinski; Swiderski, Lewandowski