-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, Sula: Ngjarje e tmerrshme, ka rrëzuar shtetin

Kryesoret

Dashnor Sula ka reaguar pas sulmit me armë mesnatën e sotme drejt televizionit “Top Channel”, ku si pasojë e të shtënave, mbeti i vdekur roja i objektit.

Sipas Sulës, siguria publike në vendin tonë është në ditët më të errëta të saj, ndërsa shton se ajo që ka ndodhur në “Top Channel” është e tmerrshme dhe ka rrëzuar shtetit.

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, reagon Kryeministri Rama!

“Siguria publike në ditët më të errëta. Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizionin ” Top Channel” është e tmerrshme dhe ka rrëzuar shtetin.

E para breshëria e armës automatik drejt “Top Channel” i mori jetën një 60-vjeçari që qëndronte aty për të siguruar jetesën. E dyta, sulmi me armë zjarri ndaj një media kombëtare është një presion i pastër ndaj fjalës së lirë. Kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë.

Sulmi ndaj ‘Top Channel’, Begaj: Ngushëllime familjes, ngjarja të zbardhet sa më shpejt!

Inkurajojë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen dhe të japin dënimin maksimal për autorët e ngjarjes.”, shkruan në reagimin e tij Dashnor Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit