-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtënat ndaj ‘Top Channel’, Erion Braçe: Sulmi më i egër ndaj një media!

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas të shtënave me armë ndaj Top Channel.

Braçe thotë se është një ndër sulmet më të rënda ndaj një media, ndërsa bën thirrje që autoritetet të zbardhin ngjarjen.

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, reagon Kryeministri Rama!

“Duke pasur të shënjuar në mendje humbjen e tmerrshme dhe ende të pazbardhur të themeluesit të medias më të madhe në vend, sulmi i sotëm është edhe më i rëndë. Nuk është ngjarje banave apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo! Liria e Top Channel nuk është liria e një ndërmarrjeje private, por është liria e shprehjes e secilit në këtë vend.

Ndaj, secili sot duhet të dijë se autorët dhe qëllimin e tyre dhe përgjigjen duhet ta japë shteti. Ai është një ndër garantët e lirive tona. Mbështetje maksimale e policisë së shtetit për të bërë detyrën deri në fund, zbulimin e vënien para përgjegjësisë së autorëve, tani, sa më parë!

Sulmi ndaj ‘Top Channel’, Begaj: Ngushëllime familjes, ngjarja të zbardhet sa më shpejt!

Ngushëllime pa fund për humbjen e jetës së punonjësit në detyrë, ngushëllime familjes së tij! Solidaritet me Top Channel, çdo gazetar, çdo punonjës të tij! Patjetër që jeta vjen e para, por liria është çështja jona! Kurajo!”, shkruan Braçe në reagimin e tij.

Sulmi me armë te “Top Channel”, Çuçi: Të përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje, autorët para drejtësisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit