-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e rojes së Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e rojes së Top Channel i cili u vra gjatë orarit të punës pas mesnatës.

Rama u shpreh se po punohet me policinë për zbardhjen e ngjarjes por ende nuk dihen motivet e sakta. Ai nuk la pas edhe rolin e media duke u shprehur se ata po deziformojnë duke i hedhur fajin politikës për gjuhën e përdorur kundrejt medias.

Rama: Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni kriminal ende nuk i dimë, por fakti që një breshëri plumbash derdhen mbi një institucion kombëtar siç është Top Channel, e bën këtë të lidhur me një institucion të fjalës së lirë, pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte, policia i është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat konkret. Nuk ka sesi një agresion i tillë të mbetet pa u përcaktuar qartë si agresion ndaj një institucioni të pushtetit të katërt.

Si mund të goditet një media si në gjendje lufte?

Rama: Realiteti patjetër që përcaktohet me perceptim por analizohet dhe gjykohet me shifra, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë sesa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre. Sigurisht ka shumë vend për t’u përmirësuar dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kanë një mënyrë dhe kanë një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme të zhurmshme dhe shqetësuese.

A duhet të mbajë një lloj përgjegjësie edhe klasa juaj, si dhe ju, kur në momente të caktuara i jeni drejtuar medias, a meriton t’i drejtohet duke thënë kazan, një verb agresiv që mund të japë dhe sinjale për njerëz të tillë të papërgjegjshëm.

Rama: Mëkati i madh i medias, është ai që ju sapo e bëtë, që është dizinformimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit