-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bastet do të rihapen përpara zgjedhjeve

Kryesoret

Në javët në vijim qeveria do të miratojë ndryshimet në parlament të ligjit për rihapjen e basteve sportive. Lajmin e konfirmoi Edi Rama në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme duke u shpallur kampionë bote dhe Evrope.

“Së shpejti do kalojmë në miratim këto ditë do fusim në axhendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë.

Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët.

Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni.

Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje.

Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama mes të tjerash. Kjo do të thotë se para zgjedhjeve bastet do të rihapen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit