-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flutura Açka thirrje Ramës: Gjeni sa më shpejt autorët e sulmit mbi Top Channel

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Mediave dhe Edukimit Flutura Açka kërkoi sot zbardhjen e sulmit mbi Top Channel dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Deputetja e PD-së akuzoi kryeministrin se e trajton si një shaka dhe lojë luftash barabitjen e krimit me shtetin, pse jo edhe duke e konkurruar atë plotësisht.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit shqiptar, t’i lërë sarkazmat me të dehur e sarhoshë që shëtisin me kallashnikovë netëve shqiptare në gjueti për terror, dhe ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme.

Sigurisht, një Kryeministër që bën vetë terror me tritol ditën për diell, ditën e festave, në zenit të verës në mes të plazhistëve, vetëm e vetëm të dëshmojë forcën e pushtetit, vetëm e vetëm të dëmtojë asetet e një medieje që ai nuk e kontrollon dot, e trajton si një shaka dhe lojë luftash barabitjen e krimit me shtetin, pse jo edhe duke e konkurruar atë plotësisht”, deklaroi Açka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit