Dritan Leli po numëron ditët në krye të bashkisë së Vlorës. Ermal Dredha është i zgjedhuri i socialistëve për të vijuar drejtimin e bashkisë së Vlorës pas 14 Majit dhe me gjasa kështu do të ndodhë pasi opozitarët janë bërë “fije- fije” duke qenë shumë larg rivalizimit.
E ndërsa ka filluar numërimi mbrapsht, Leli po bën tenderat e fundit. Sot ka hapur një procedurë me vlerë 416 milionë lekë pa TVSH (41.650.000) për rehabilitimin, sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve në blloqe dhe lagje në rajonet 1, 2, 3, 4 dhe 5.
Tenderi mbyllet në 28 Prill, që do të thotë se do të firmoset nga vetë kryetari aktual i bashkisë dhe afati i përfundimit të punimeve është tre muaj. Shuma nuk është aspak e vogël, gati gjysmë miliardi lekë duke llogaritur TVSH-në për të mbushur gropat në fund të mandatit.