Territori shqiptar gjatë mëngjesit do të mbetet me vranësira të shpeshta të cilat parashikohet të sjellin momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat qendrore dhe Lindore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Por orët në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.
Kosova
të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore. Ndërsa mesdita dhe pasditja do ti theksojnë kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. Por orët e mbrëmjes do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin.