Prime i natës së sotme të Big Brother ka nisur ndryshe.
Nga një studio e zbrazur, pa publikun Arbana e nisi ndryshe emisionin duke vënë theksin sërish mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku mbeti i vdekur roja i Top Channel.
Banorët e BB janë të izoluar dhe nuk marrin dot asnjë informacion. Por produksioni ka vendosur që t’u tregojë të vërtetën.
Arbana gjithashtu u shpreh se ky vendim u mor që banorët të vendosin nesë duan të jenë pjesë e programit ose nëse duan të largohen.