-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tallja e dytë e Lul Bashës me demokratët

Kryesoret

“Do të dal që të bëj fushatë në të gjithë Shqipërinë”. Kështu deklaroi dje Lulzim Basha. Kryetari “de jure” që vazhdon që të mbajë peng Partinë Demokratike nga “arratia” krejt papritur u shfaq në një seancë të posaçme në kuvend për nder të presidentit austriak.

Mediat po e prisnin jashtë. Sapo doli, nisi të shpejtonte këmbët. Këtë herë mikrofonat i dukeshin si gryka topi. Megjithatë gazetarët e ndoqën deri në fjalinë e fundit. “Do të bëj fushatë në të gjithë Shqipërinë” tha.

Por pyetja që shtrohet është se ku do të bëjë fushatë, në cilin qytet? Njeriu që komandoi “de facto” në krye të partisë Enkelejd Alibeaj doli sot dhe sqaroi se nuk i ka 61 kandidatë.

Kur kanë kaluar më shumë se 16 orë nga afati i dorëzimit të listave, i komanduari nuk kishte guxim që të thoshte sa njerëz kishte gjetur për bashkitë.

U mbështet vetëm tek Bejko për Tiranën duke e kthyer siglën e forcës kryesore në opozitë në lokale. Asgjë më shumë. Sot Partia Demokratike zyrtare ngjan me forca lokaliste dhe jo kombëtare.

Por pavarësisht se ishte në dijeni të kësaj që ka katranosur me kurdisjen që kishte bërë që një vit me parë me autorizimin që dha, Lulzim Basha dje lëshoi talljen e radhës.

Për kë do të bëjë fushatë Lulzim Basha në të gjithë Shqipërinë, sikur premtoi, për kandidatët e Ramës apo të koalicionit Meta-Berisha, pasi jo kandidatë por as këshilltarë nuk ka në të gjithë Shqipërinë?

Pas 2019-tës kjo ëshë hera e dytë po rrudh akoma më shumë PD-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit