-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Agjentët futen brenda “shtëpisë së barit” në Krujë

Kryesoret

Dy shtëpi bari janë zbuluar në Krujë ditën e sotme. Dy vëllezër Shpëtim dhe Fatjon Hali janë arrestuar. 268 bimë kanabisi janë sekuestruar po ashtu edhe sendet e tjera. Policia e bëri goditjen pas disa javësh hetime, që vazhdojnë për pjesën tjetër të grupit.

“Zbulohen 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 vëllezër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e Halilit u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit