Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet ku një i ri është konfrontuar fizikisht me një efektiv policie.
Nga pamjet e JOQ duket se polici ka kapur të riun dhe kërkon ta arrestojë, por nuk e ka përballuar dot fizikisht.
Ky i fundit pas përpjekjeve për t’u larguar nga duart e efektivit, e ka goditur disa herë me grusht deri sa e ka rrëzuar në tokë.
Në pamje duket edhe një efektiv tjetër policie, neglizhent, i cili nuk ka bërë dot të mundur kapjen e të riut që iku me vrap.